Aplikacion
Ngjarja u regjistrua orët e vona të mbrëmjes në një rrugë dytësore, ndërsa policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimtë, pasi ekziston pista që makina të jetë përdorur në një ngjarje të mundshme kriminale.
Automjeti mund të jetë braktisur dhe është djegur me benzinë plotësisht, ndërsa personat që e kanë bërë këtë për të fshehur gjurmët nuk janë identifikuar. Grupi hetimor po punon për të gjetur numrin e shasisë dhe se kujt i përket automjeti.
Ndërkohë edhe një ditë më parë u përfshi nga flakët një tjetër automjet që i përket një punonjësi policie.
Edhe kjo ngjarje rezulton e qëllimshme pasi në pamjet e kamerave te sigurisë shihet një person që i vë flakën makinës.