Aplikacion
Aktorja e njohur Cubi Metkaj ka folur për jetën e saj private gjatë një intervistë së fundmi. Aktorja e humorit u shpreh se e ka krevatin dopio, duke shtuar se “king-u po të dojë e ka vendin aty”.
“Po tani unë krevatin të madh e kam, dopio. E kam ‘queen’, të lutem se jam një ‘queen’. Kështu që ‘king’-u po të dojë, e ka vendin aty. Po s’deshi, ec çuno”, tha Cubi.
E pyetur se si e ëndërron partnerin e saj, aktorja theksoi: “Të jetë një njeri që të më kuptojë, të jetë në të njëjtin ‘vibe’ me mua, kështu në mënyrë absolute se ndryshe nuk funksionon dhe të punojë”.
Ndërsa pyetjes nëse është single apo jo, iu përgjigj: “Nuk thashë gjë, thashë që krevatin e kam ‘queen’. Bujrum “king”-u!
Ekuadori, nyja e kokainës drejt Evropës/ BBC: Bandat kanë lidhje me mafian shqiptare