zoom

Aktualitet

E fundit/ Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

E fundit/ Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta, këtë të martë në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Pëllumbi ka pasur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi🖤 Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.

U prehsh në paqe Profesor Serveti!

Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”- shkruan Balla.

Postime të lidhura