zoom

Aktualitet

Dy dhimbje brenda dy muajsh / Sot iu nda nga jeta babai, Arben Pëllumbi pak kohë më parë humbi edhe kunatin nga një sëmundje e rëndë

Dy dhimbje brenda dy muajsh / Sot iu nda nga jeta babai, Arben Pëllumbi pak kohë më parë humbi edhe kunatin nga një sëmundje e rëndë

Një lajm i trishtë tronditi mbrëmjen e kësaj të marte politikën shqiptare, teksa ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga figurat më të shquara të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Pëllumbi konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të së majtës shqiptare në 30 vitet e fundit.

Servet Pëllumbi është babai i deputetit socialist Arben Pëllumbi, i cili duket se po përjeton një tjetër dhimbje në familjen e tij, pasi kohë më parë ka humbur edhe një pjesëtar tjetër të familjes.

Bëhet fjalë për Gentjan Meçajn, ish-drejtorin e ALUIZNI-t, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare më 15 mars, pasi vuante nga një sëmundje tepër e rëndë.

Meçaj është vëllai i gruas së Arben Pëllumbit, Holtës, që ka reaguar disa herë në rrjetet sociale për humbjen e të vëllait./ Zoom.al

Postime të lidhura