zoom

Lajme

E bleu në një nga rezidencat më luksoze në Tiranë, apartamenti i Françeska Muratit me vlerë rreth 700 mijë euro

E bleu në një nga rezidencat më luksoze në Tiranë, apartamenti i Françeska Muratit me vlerë rreth 700 mijë euro

Ish-Miss-i Françeska Murati zbuloi pak kohë më parë se kishte blerë një apartament në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Ish-banorja e BBV, që u largua nga Londra pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë, tregoi në rrjetet sociale se më në fund kishte blerë banesën duke ndarë pamje nga ambientet e saj.

“Më në fund kam shtëpinë time të parë”, u shpreh Françeska Murati teksa zbuloi se apartamenti ndodhet pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Ajo bleu hyrjen në një nga rezidencat më luksoze të zonës, ku çmimi mesatar për një pronë të tillë thuhet se kap vlerën e rreth 700 mijë eurove.

Ndërkohë shumë ndjekës ngritën pikëpyetje për shkak të çmimit të lartë të apartamentit.

Postime të lidhura