Aplikacion
Napoli është shumë pranë sigurimit të kualifikimit në Champions League dhe më pas vëmendja do të kalojë te e ardhmja e Antonio Contes.
Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe trajneri italian pritet të zhvillojnë javën e ardhshme një takim vendimtar për projektin e klubit.
Conte ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2027 dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend ta lejojnë të largohet pa një marrëveshje financiare. De Laurentiis pritet t’i prezantojë trajnerit një projekt të ri me ulje të kostove të skuadrës dhe fokus te lojtarët e rinj.
Në këtë plan përfshihet edhe largimi i disa pagave të larta, mes tyre ajo e Romelu Lukakut. Presidenti i klubit nuk ka mbetur plotësisht i kënaqur me menaxhimin e disa afrimeve të rëndësishme si Beukema, Lang dhe Lucca.
Gjithashtu, drejtuesit synojnë që Conte të ketë më shumë rol si trajner dhe më pak ndikim në merkato.