zoom

Lajme

E akuzoi se krijoi lidhje paralele me Bardhin, Sara i kthehet keq Stresit: Më ke borxh…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni gjatë qëndrimit në këtë shtëpi u shndërrua në një ndër konkurrentet më të komentuara, për shkak të lidhjes me boksierin shqiptar, Jurgen Uldedaj dhe romancës që krijoi me Bardhin në këtë spektakël.

Të shumta ishin komentuesit që kritikuan ish-missin, ku ndër ta ishte reperi shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, i cili gjatë një interviste u shpreh se modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

Së fundmi Sara teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ndër të tjera ka reaguar edhe rreth kësaj deklarate.

Ish-banorja tha që Stresit duhet t’i vijë turp për këtë deklaratë që ka bërë, ndërsa shtoi se repri i ka borxh sepse ai nuk e ka njohur marrëdhënien e ishin e saj nga afër.

Sara tha ndër të tjera:

“Arkimedi, jo Stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim.

Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”.

BBV e eliminoi Sarën për shkak të incidentit që ajo shkaktoi në tualetet e shtëpisë, duke u grindur keq me Françeskën. /ZOOM.AL/