zoom

Lajme

Sara tregon të vërtetën e lidhjes së saj me boksierin: Më tha do të të pres

Një ditë pasi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother”, Sara Gjordeni tregoi si qëndron e vërteta për lidhjen që u aludua se ajo kishte lënë jashtë me boksierin, Jurgenin.

Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, Sara mohoi që të bëhet fjalë për tradhti nga ana e saj, duke sqaruar se romanca mes tyre ka mbaruar prej muajsh.

Megjithatë, shtoi Sara, ata i shkruanin njëri-tjetrit dhe në momentin që ajo u bë pjesë e garës në Big Brother, Jurgeni i ka premtuar se do ta presë jashtë, nëse ajo nuk krijon histori dashurie brenda shtëpisë.

“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.

Sara u përjashtua gjatë spektaklit të martën për shkak të konfliktit fizik që pati me Françeskën te dera e tualetit.