zoom

Aktualitet

Dyshimet për autorët e atentatit të Sadikajt/ Benz-i i tyre qëndronte pranë mjetit të viktimës

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me shpërthim eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt.

Nga pamjet e kamerave, autorët dyshohet se kanë lëvizur me një Benz C Class, që qëndronte pranë makinës së viktimës.

Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe nga një motor, për të cilin policia po punon të identifikojë drejtuesin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

27-vjeçari me precedentë kriminalë u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu nga eksplozivë të komanduar. Autorët nuk dihen ende.

Për Sadikajn, policia kishte të dhëna se ishte i përfshirë edhe në trafik droge, përpos akuzave të tjera.

Aleksandër Sadikaj lëvizte i vetëm në mjet, kur mbeti i gjymtuar dhe më pas i vdekur./Zoom.al