Aplikacion
Policia e Matit kapi këtë të martë autorin që pak ditë më parë ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, duke nxitur dyshime se po përpiqej të merrte informacion për llogari të grupeve kriminale.
Por 36-vjeçari i arrestuar Taulant Ahmetsulaj deklaroi në polici se droni ishte dhuratë për djalin e tij 4-vjeçar.
“Ia kisha blerë djalit dhuratë, por droni i kishte humbur”, është dëshmia e tij.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje.
