zoom

Aktualitet

Dosja “Plumbi i artë”, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Dosja “Plumbi i artë”, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”  në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Përmes avokatit, Çapja  ka pretenduar se nuk  ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njejtën kohë Florenc Çapja ështëe dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Postime të lidhura