zoom

Politikë

Dosja e inceneratorëve, arrestohet Lefter Koka

Arrestohet nga SPAK, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Sipas burimeve për Zoom.al bëhet fjalë për hetimin e nisur ndaj çështjes së inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

Paraditen e sotme, Forcat Operacionale janë paraqitur në qytetin e Durrësit dhe kanë prangosur Kokën.

Zoom.al mëson se SPAK ka gati edhe disa urdhër -arreste të tjerë për biznesmenë e zyrtarë. Partia Demokratike, që ka ngritur një komision hetimor parlamentar, akuzon edhe zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, deputetin e PS, Alqi Bllako, i cili ka qenë vartës i Lefter Kokës dhe biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Zoom.al ka publikuar prej kohësh informacione, analiza dhe investigime mbi çështjen e inceneratorëve, të gazetarëve tanë, por edhe të mediave të tjera investigative, si BIRN apo Monitor.  Qeveria dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama i kanë mohuar vazhdimisht akuzat e opozitës dhe zbulimet e medias. /Zoom.al