Aplikacion
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra gjatë mesditës së kësaj të hëne. Burime pranë strukturave të policisë bëjnë të ditur se kërkesa e tij është depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pritet vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm Skënder Hita.
Deri tani nuk janë bërë publike arsyet që çuan në largimin e tij nga posti.
Alushi e mori drejtimin e Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, duke zëvendësuar në këtë post Tonin Vocajn. Gjatë kohës që mbajti detyrën, ai ka qenë ndër drejtuesit më pak të përfolur të policisë.
Në vend të tij është komanduar Oliger Torba, i cili mbante detyrën e zv.drejtorit të Policisë Tiranë.
Oliger Torba u emërua zv.drejtor i Policisë së Tiranës në fund të prillit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Më herët Torba ka mbajtur detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë së Fierit./ Zoom.al
Ish-deputetja dhe gruaja e zvministrit të Ramës denoncon arrestimet e protestueseve