zoom

Aktualitet

“Do ta blejmë”/ Të rinjve iu dështon plani i vjedhjes së makinës në Dhërmi

“Do ta blejmë”/ Të rinjve iu dështon plani i vjedhjes së makinës në Dhërmi

Një tentativë për vjedhje automjeti është parandaluar nga Policia në zonën e Dhërmiut, në Himarë, ku në pranga kanë përfunduar dy persona, një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Policisë reaguan menjëherë pas një njoftimi për një automjet tip “Land Rover” të marrë pa leje. Pas organizimit të operacionit, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i mjetit.

Nga hetimet paraprake rezulton se dy të rinjtë kishin shkuar një ditë më parë në Dhërmi me një automjet tjetër, me pretendimin për të blerë mjetin. Duke shfrytëzuar mungesën e pronarit, 17-vjeçarja kishte ndezur “Land Rover”-in dhe ishte larguar pa autorizim.

Policia bëri të mundur kapjen e 25-vjeçarit në Vlorë, ndërsa automjeti me të cilin kishin mbërritur në Dhërmi ishte përplasur dhe braktisur më herët në zonën e Palasës.

Gjatë ndërhyrjes, drejtuesja e automjetit nuk iu bind urdhrit të efektivëve dhe tentoi të largohej, duke shkaktuar edhe dëmtime në mjet.

Në përfundim të veprimeve, të dy shtetasit u arrestuan për disa vepra penale, përfshirë vjedhje të mbetur në tentativë, mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe shkelje të tjera që lidhen me drejtimin e mjetit.

Si prova materiale u sekuestruan dy automjetet: ai që u tentua të vidhej dhe mjeti i përdorur nga autorët./ Zoom.al

Postime të lidhura