zoom

Aktualitet

Djali i ish-deputetit, në mesin e sherrit masiv në Long Hills/ U gjuajtën me karrige e sende të forta

Djali i ish-deputetit, në mesin e sherrit masiv në Long Hills/ U gjuajtën me karrige e sende të forta

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri në rezidencën luksoze të Long Hills në periferi të Tiranës, ku mbeti i plagosur një person. 

Burime për mediat bëjnë me dije se në përplasjen e dhunshme është përfshirë edhe djali i një ish-deputeti të njohur, ndërsa konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike me karrige dhe sende të forta.

19-vjeçari i plagosur, Kristi Fufi është djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. 

I plagosuri, i cili u transportua menjëherë në spital,  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e përfshirë në sherr. Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditura motivet e konfliktit. / Zoom.al

Postime të lidhura