zoom

Aktualitet

Dhuna ndaj djalit të ish-deputetit, nën hetim një 38-vjeçar

Dhuna ndaj djalit të ish-deputetit, nën hetim një 38-vjeçar

Një 38-vjeçar është marrë nën hetim pasi akuzohet për dhunimin e Kristi Fufit, djalit të ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në rezidencën luksoze “Long Hills “, në zonën e Farkës.

19-vjeçari përfundoi në spital me plagë në kokë, pasi u godit me një bisht fshese gjatë një konflikti fizik ku ishin të përfshirë edhe persona të tjerë. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. S., ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e të tjerëve të përfshirë në sherr./ Zoom.al

Postime të lidhura