zoom

Lajme

Dj Geek s’fshihet më, pushime me partneren në Maldive

Dj Geek s’fshihet më, pushime me partneren në Maldive

DJ Geek dhe Olsa Berani po kalojnë disa ditë pushimi në Maldive, një nga destinacionet më të preferuara për luks dhe romantikë. Nga ajo që tregojnë vetë në rrjetet sociale, dyshja duket se po e shfrytëzon në maksimum këtë udhëtim, mes ujërave të kristalta dhe plazheve me rërë të bardhë.

Fotot e publikuara prej tyre përcjellin një atmosferë të qetë dhe intime, ku bie në sy afrimiteti dhe kimia mes çiftit. Këto pamje konfirmojnë edhe një herë se marrëdhënia e tyre tashmë është e hapur për publikun.

Ndryshe nga më parë, kur DJ Geek preferonte ta mbante diskrete jetën personale, tashmë ai dhe partnerja e tij ndajnë shpesh momente së bashku me ndjekësit.

Që prej momentit kur Olsa u bë e njohur për publikun, prania e tyre si çift në rrjete sociale është bërë gjithnjë e më e dukshme.

Postime të lidhura