Aplikacion
Partia Socialiste festoi pasditen e së enjtes 34-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet festiv ku morën pjesë deputetë të forcës politike dhe qindra qytetarë.


Në qendër të vëmendjes ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjatë festës pati momente komunikimi të afërt me të pranishmit.

Ai u fotografua duke biseduar me dy prej deputeteve më të përfolura të kësaj fushate, Zegjine Çaushi dhe Sara Mila, me të cilat ndau edhe disa batuta.


Takimet me qytetarët nuk munguan gjatë mbrëmjes. Shumë prej tyre pritën për të takuar nga afër kryetarin e socialistëve dhe për të bërë një foto me të, në një aktivitet që shërbeu jo vetëm për të kujtuar historinë e partisë, por edhe për të forcuar lidhjet me elektoratin.



