Aplikacion
Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Qeverinë dhe AKSHI-n. Arsyeja? Përdorimi i imazhit të saj për personazhin virtual “Diella”.
Bisha kërkon që “Diella” të pezullohet dhe të mos përdoret më me fytyrën e saj në avatarin e platformës.
Pak muaj më parë, në një intervistë për Zoom.al, aktorja u shpreh se kishte një kontratë me qeverinë për shfrytëzimin e imazhit të saj, por vetëm deri në dhjetor të vitit të kaluar, dhe jo përtej këtij afati.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Bisha deklaroi gjithashtu se ka marrë një pagesë shumë të vogël dhe vetëm për përdorimin e imazhit të saj për “Diellën” si asistente në e-Albania, jo për versionin ku personazhi shfaqet si ministre.
Aktualisht, mbetet e paqartë nëse “Diella” do të vijojë të përdorë të njëjtën fytyrë apo do të zëvendësohet me një avatar të ri.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit