Aplikacion
Policia ka arrestuar Brandon Saporito, turistin amerikan i cili ditën e djeshme masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito.
Krimi i rëndë në familje ndodhi në banesën që çifti amerikan kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.
Sipas bluve, 47-vjeçari ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës gruan e tij, e cila ndërroi jetë në vendngjarje.
Raportohet se ai ishte në gjendje të dehur dhe se krimi ka ndodhur për motive të dobta. Ndaj 47-vjeçarit është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.
Rama “thumbon” protestuesit nga Porto Montenegro: Çuna, harrojeni të na kalojë topi