zoom

Aktualitet

(VIDEO) Vrasja në Shkodër, burri që vrau gruan ishte i dehur. Detaje të reja

(VIDEO) Vrasja në Shkodër, burri që vrau gruan ishte i dehur. Detaje të reja

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Shkodër ku një turist amerikan Brandon Saporito  masakroi me mjet prerës bashkëjetuesen e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në një banesë të marrë me qira nga çifti në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Postime të lidhura