zoom

Aktualitet

Dhunohet Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është dhunua nga persona të paidentifikuar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të qëndrueshme.

Policia po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.