zoom

Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit në mes të Tiranës, shoqërohen dy persona në polici. Pritet konferencë

Dhuna ndaj avokatit në mes të Tiranës, shoqërohen dy persona në polici. Pritet konferencë

Dy persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.

Ata janë shoqëruar si persona që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa autorët dyshohet se ishin me pagesë. Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë. Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.

Në lidhje me gjendjen e tij, avokatit i është ripërsëritur skaneri për të parë gjendje e hematomave. Ai po mbahet në observim në reanimacion. Bluzat e bardha thonë se duhet të presin 48 orë për të parë si do të reagojnë parametrat shëndetësore të avokatit.

Ndërkohë, në orën 18:00 pritet një konferencë për shtyp e Policisë së Shtetit, që do të zbulojë më shumë detaje për ngjarjen.

Postime të lidhura