zoom

Aktualitet

Dhunohet brutalisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Spitali i Traumës

Dhunohet brutalisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Spitali i Traumës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike për njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, Sokol Toma, është dhunuar brutalisht mbrëmjen e së enjtes.

53-vjeçari është sulmuar në rrethana ende të paqarta në zonën e Sanxhakut, përgjatë autostradës Mamurras-Laç, rreth orës 22:00.

Sipas të dhënave paraprake, ai është goditur me sende të forta nga persona të paidentifikuar, të cilët më pas i kanë marrë edhe telefonin celular. Për shkak të plagëve të marra, Toma është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët, ndërsa deri tani nuk dihen motivet e sulmit ndaj ish-zyrtarit lokal të PD-së.

Postime të lidhura