Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ish-kryetari i Partisë Demokratike për njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë, u dhunua brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.
53-vjeçari Sokol Toma është goditur me sende të forta në një sulm të dhunshëm, ndërsa për shkak të plagëve të marra është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Burime nga spitali bëjnë me dije se agresorët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike, duke i thyer të dyja këmbët dhe duke i prerë një pjesë të veshit. Aktualisht, ai ndodhet i shtruar në repartin e ortopedisë, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar. Pasi e kanë sulmuar me sende të forta, ata i kanë marrë edhe telefonin celular dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit