zoom

In Zoom

“Dhashë shpirt para një burri gjysmë burri”, vargjet përlotëse të Çun Lajçit për Marigona Osmanin

Aktori dhe autori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi i ka dedikuar disa vargje prekëse Marigona Osmanit, 18-vjeçares që u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi dhe një shok i tij.

Osmani dyshohet se ishte rrahur nga Dardan Krivaqa në banesën e tyre 24 orë para se të dërgohej në spital. Krivaqa u arrestua një ditë më parë. Në pranga është vënë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Ditën e sotme, këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë, në një prononcim për mediat tregoi se në certifikatën e autopsisë së të ndjerës shkruhej se në këtë rast kemi të bëjmë me një politraumë. Osmani ka pasur thyerje të gjymtyrëve dhe dhuna e përdorur nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa i ka shkaktuar vdekjen.

Postimi i Çun Lajçit:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja

Nanë
Gjithçka më mësove
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove.