zoom

Politikë

Detaji që u vu re/ Rama përshëndet me grusht Kurtin, zyrtarëve u jep dorën

Një detaj i veçantë u pa gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Albin Kurti.

Në momentin e mbërritjes në oborrin e kryeministrisë, kryeministri shqiptar u përshëndet vetëm me grusht me Albin Kurtin, kjo edhe për shkak të pandemisë.

Por ndryshe ndodhi më vonë, pasi Rama u dha dorën ministrave dhe delegacionit pritës.

Nga ana tjetër, Albin Kurti nuk ndryshoi qëndrim. Ai vazhdoi t’i përshëndesë me grusht ministrat shqiptarë, ndërsa të gjithë mbanin edhe maska.

Pas takimit dypalësh, dy kryeministrat do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.