Aplikacion
Gjatë dëshmisë që zgjati 11 orë, i penduari i drejtësisë Arben Tafani rrëfeu mes të tjerash edhe për vrasjen e avokatit Adriatik Guri, kushëri i tij.
Sipas tij, urdhri për vrasjen kishte ardhur nga Laert Haxhiu, i cili e akuzonte avokatin se ndihmonte “armikun e tij”.
“Do ta vrisnim avokatin në Lushnjë. Unë e ruaja. Ai është kushëriri im. Laerti më tha se ndihmonte armikun e tij. Lulzim Arapi solli një pistoletë me silenciator. E ruanim çdo ditë, por unë nuk pranova ta bëj. Lulzimi tha do e bëj ai”, tha Tafani në gjykatë.
Sipas tij, ata kishin edhe akses në kamerat e policisë dhe kodet e sigurisë, dhe po përgjonin edhe lëvizjet e tij.
Tafani tregoi gjithashtu se më pas u përfshi në vrasjen e Adriatik Gurit. Ata shkuan në një lokal ku ndodhej viktima dhe e qëlluan me 6 plumba – dy në gjoks dhe katër në shpinë.
“Audi që kishim nuk u ndez dhe e dogjëm në vend. U larguam me makinën e viktimës, më pas morëm një tjetër makinë që e kishim parkuar në Rrogozhinë,” tha Tafani.
Arma e përdorur në vrasje, sipas dëshmisë, ishte blerë për 1 milionë lekë te Bledar Berberi.
Seanca e radhës e dëshmisë së Tafanit do të mbahet më 11 qershor.
Pjesë nga dëshmia e Tafanit:
Mora shpi me qira në Lushnjë, do vrisnim avokatin Adriatik Guri, e ruaja unë avokatin, ndërkohë unë e kam kushëri, donte ta vriste Laerti se sipas Laertit ky ndihmonte hasmin e tij, këta njëkohësisht kishin kamerat e policisë, kishin kodin, këta më ruanin edhe mua, Lulzim Arapi erdhi tek shtëpia solli një pistoletë tip CZ me dy siliencatorë, vazhdonim ruanim avokatin, u rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati dhe un i thashë se bëj dot se e kam kushëri, e lamë do e bënte Lulzimi, një natë na iku ai, unë i përfshiva nga frika, jo për lek, tha ai do bëhet (Laerti).
Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira, i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir te Erisiano Abedinit që mbanim një Audi për punë, vrasje dmth, e morëm atë morëm dhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkum në Rrogozhinë, Audin do e digjnim pas vrasjes, shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milionë lekë, shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte herët ora 4;30 e mëngjesit, erdhi viktima nga ora 8, e kishim lënë si do vepronim, i gjuajta 2 plumba ne gjoks 4 në kurriz, Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend, nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër./ Zoom.al