zoom

Aktualitet

Deputeti i PS, Klevis Jahaj shkon në SPAK

Deputeti i PS, Klevis Jahaj shkon në SPAK

Deputeti socialist i qarkut Fier, Klevis Jahaj, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve, Jahaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, ndërsa deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi arsyen e thirrjes së tij në organin e akuzës.

Marrrja e tij në pyetje vjen në një moment kur ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po akuzohet nga SPAK edhe për korrupsion dhe pastrim parash dhe pasi iu sekuestrua vila në Dhërmi.

Në të njëjtën çështje, biznesmeni Pandeli Carapuli u mor zyrtarisht nën hetim për pastrim parash, ndërsa SPAK i komunikoi akuzën edhe ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare. Sipas hetimeve paraprake, vila dyshohet se është regjistruar në emrin e Tares për të fshehur pronësinë reale të saj.

Klevis Jahaj ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, institucion që ishte në varësi direkte të Ballukut./ Zoom.al

Postime të lidhura