Aplikacion
Protesta e zhvilluar këtë të martë para Parlamentit është shoqëruar me tensione, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës ku po zhvillohej seanca plenare.
Më herët, qytetarët u grumbulluan në hyrje të Parlamentit dhe pritën deputetët teksa hynin në sallë për seancën, e cila nisi në orën 10:00. Gjatë hyrjes së tyre, protestuesit i shoqëruan me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”.
Pavarësisht tensioneve dhe incidenteve me hedhjen e vezëve, seanca plenare vijoi normalisht brenda ambienteve të Parlamentit.

