Aplikacion
Nga të dhënat e publikuara nga Partia Demokratike rezulton se rilindja ka ‘notuar në naftë’ gjatë kyre viteve, shpenzimet për karburant arrijnë vlerën marramendëse të 342 milionë eurove.
Denoncimi i plotë:
Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro të shpenzuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij lidhur vetëm për blerje karburanti.
Referuar faqes zyrtare për pagesat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, shpenzimet për blerje karburanti të ndara sipas viteve 2014 deri 27 Gusht 2024 janë:
Për vitin 2014 shpenzimet për karburant dhe vaj në total janë 2.891.676.076 lekë ose 28.9 milionë euro
Për vitin 2015 , 3.025.725.865 lekë ose 30.2 milionë euro
Për vitin 2016 , 2.852.868.035 lekë ose 28.5 milionë euro
Për vitin 2017 , 2.731.729.529 lekë ose 27.3 milionë euro
Për vitin 2018, 3.056.725.547 lekë ose 30.5 milionë euro
Për vitin 2019 , 3.559.678.588 lekë ose 35.5 milionë euro
Për vitin 2020, 3.265.584.608 lekë ose 32.6 milionë euro
Për vitin 2021, 3.314.042.649 lekë ose 33.1 milionë euro
Për vitin 2022, 3.459.887.191 lekë ose 34.5 milionë euro
Për vitin 2023 , 3.628.427.953 lekë ose 36.2 milionë euro
Për vitin 2024 shpenzimet për karburant dhe vaj në total deri 27 Gusht janë 2.558.367.116 lekë ose 25.5 milion euro dhe krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e shkuar janë 3.1 milionë euro më shumë.
Gjithësej shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro
Vërehet:
Përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore
Mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite. (matja e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, e dokumentuar nuk çon asnjëherë në këto vlera konsumi si më lart).
Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me:
Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
Ligjin ne.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH” i ndryshuar;
Udhëzimit e Ministrisë së Financave sipas viteve “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.
Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant?
Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?