zoom

Aktualitet

Delina Ibrahimaj: Ja pse i paguajmë ende kompanitë e inceneratorëve që janë në hetim

Delina Ibrahimaj: Ja pse i paguajmë ende kompanitë e inceneratorëve që janë në hetim

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur sot për herë të parë edhe për çështjen e pagesave të kompanive të inceneratorëve që janë nën hetim apo në sekuestro nga prokuroria.

Gjatë një conference të posaçme për shtyp Ibrahimaj foli për skemën e evazionit fiskal nëpërmjet TVSH-së, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me pagesat e inceneratorëve.

Ajo tha se pavarësisht se ato janë nën hetim, nuk mund të prezumohen të fajshme, ndaj dhe qeveria është e detyruar të zbatojë kontratat me to.

“Dua të nënvizoj që këto subjekte janë subjekte të hetimit. Ende nuk ka një vendim përfundimtar për këto subjekte dhe sipas çdo legjislacioni në fuqi, jo vetëm legjislacioni shqiptar, për sa kohë që nuk ka një vendim gjykate për këto subjekte, institucionet shtetërore nuk mund të marrin masa. Ne kemi vijuar të respektojmë kontratën, në bazë të termave konteraktuale, në bazë të pagesave që janë të parashikuara në këto kontrata dhe do të vijojmë ta bëjmë për sa kohë që jemi në zbatim të kontratës. Nuk kemi asnjë njoftim nga asnjë institucion ligj zbatues apo institucion i drejtësisë për përfundim apo për të marrë masa në lidhje me këto kontrata. Kështu që, për sa kohë që nuk ka vendime të tilla, ne jemi në pritje të proceseve të drejtësisë dhe sapo këto procese të kenë përfunduar, sigurisht që ne si gjithë institucionet e tjera do të marrim masat e nevojshme me qëllim respektimin e ligjit”, tha Ibrahimaj.

Postime të lidhura