zoom

Aktualitet

Del lista/ Nga Gledis Nano te Haki Çako, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

Del lista/ Nga Gledis Nano te Haki Çako, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

SPAK ka publikuar emrat e kandidatëve për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se për pozicionin e Drejtorit të BKH kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur më poshtë, sipas rendit alfabetik:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit./ Zoom.al

Postime të lidhura