Aplikacion
Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë, që kryedemokrati Sali Berisha ka bërë pjesë të listave për Qarkun e Durrësit.
Zoom.al ka mësuar se pjesë e listës janë pesë emra: Oerd Bylykbashi, Igli Cara, Gent Strazimiri dhe Artan Luku dhe Manjola Luku.
Artan Luku është kandidat për deputet i aleatit Agron Duka. Ndërsa Igli Cara ishte kandidat për kryebashkiak në Durrës në zgjedhjet vendore të fundit.
Sipas burimeve, lista e Qarkut Durrës ka përplasur Bislim Ahmetajn me kryedemokratin Sali Berisha, pasi Ahmetaj ka shprehur pakënaqësi./ Zoom.al