zoom

Lajme

Deklaratat e Berishës për Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gurë në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë

Deklaratat e Berishës për Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gurë në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të Berishës se Shqipëria kë pësuar rënie në fushën e Prokurimeve Publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan “hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten”.

“Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”.

Postime të lidhura