zoom

Aktualitet

Dëbora bllokon veriun, disa rrugë të pakalueshme në Qarkun e Shkodrës

Mbetet problematike situata në veri të vendit. Shirat me intensitet të lartë janë kanë lënë vendin dëborës, e cila është kthyer tashmë në një problem për gjithë zonat malore.

Sicc raportojnë auutoritetet vendore dhjetëra rrugë në gjithë Qarkun e Shkodrës janë bllokuar, ndërsda kompanitë kontraktore po punojnë për hapjen e tyre.

Më problematic është aksi Qafë Thore – Theth, i cili vazhdon te jete e bllokuar nga orteqet.

 

Njoftimi

Miremengjes, po ju dergojme informacionin e administruar nga strukturat MC te Qarkut Shkoder.

Autoriteti Verior Rrugor:

Pjesa e Q. Thores tek tunelet panoramike vazhdon te jete e bllokuar nga orteqet.

Aksi Boge-Theth vazhdon te jete i bllokuar segmenti prej rreth 600 m ne zonen e tuneleve

Aksi Tamare-Vermosh, reshjet e debores kane vazhduar gjate gjith nates me intensitet te larte dhe vazhdojne edhe tani.

Eshte punuar pa pushim me  dy borepastruese dhe me mjete te tjera duke mbajtur te hapur aksin rrugor.

Akset e tjere kane renie inertesh te cilët pastrhen nga kontraktori.

Aksi Q. Mali- Fierze ka reshje bore deri ne 25 cm. Kontraktori vazhdon pastrimin e saj.

 

DVP Shkoder:

-Aksi rrugor Shkoder-Theth në Qaf Thore ka 1m bore, nga Boga e pakalueshme per momentin.

-Aksi rrugor Shkoder-Vermosh ne Qaf te Berdalecit ka me shume se 50cm bore per momentin e pakalueshme,po punojne borpastrueset per hapjen e rruges.

-Aksi rrugor Shkoder-Puke-Fush Arres ka prezence bore, janë te kalueshme, borëpastrueset punojne ne pastrimin e bores.

-Tek Harku i Berdices nuk ka prezence uji.

Per çdo ndryshim do  ju informojme ne kohe reale.

Gjate nates nuk jane rregjistruar telefonata per ndihme ne Sallen Operative te DVP Shkoder.

 

OSHEE:

Situata eshte e njejte, rreth 200 abonenta pa energji.

Nuk ka fidera te stakuar , pa energji nje segment Qafe Bordolec – Vermosh, dhe  nje segment ne Hajmel.

Jane pa energji edhe Gjegjani dhe dy Fidera te N/St Vrake.

 

Bashkia Shkoder:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka presence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023.

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).

 

Bashkia Puke:

Ne bashkine Puke gjate nates ka pasur reshje debore rreth 10 cm, vijon pastrimi i rrugeve nga Drejtoria e Sherbimeve, nuk kemi rruge te bllokuara,  energjia elektrike mungon ne njesite Administrative Gjegjan.

 

Bashkia Fushe Arrez:

Ne bashkine Fushe-Arrez ka pasur reshje debore rreth 15 cm. Rruget jane te hapura dhe qarkullime ne disa akse behet me zinxhir, vazhdon te kemi probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra.