zoom

Të gjitha

DEBATI/ Shehaj përplaset me Ballukun në Kuvend, Peleshi e përjashton nga seanca

DEBATI/ Shehaj përplaset me Ballukun në Kuvend, Peleshi e përjashton nga seanca

Në seancën e sotme parlamentare u shënuan përsëri tensione, këtë herë mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Ndërsa Balluku po mbante fjalën e saj në foltore, Shehaj ndërhynte vazhdimisht nga vendi, duke mbajtur në dorë një fletë ku shkruhej “Balluku në SPAK”.

Kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, e paralajmëroi disa herë Shehajn që të ndërpriste ndërhyrjet, duke e kërcënuar me masë disiplinore. Pasi ai nuk u tërhoq, Peleshi e përjashtoi nga seanca.

Në vijim, me kërkesë të kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, u vendos një pushim disa minutësh për të rikthyer qetësinë në sallë dhe për të vijuar normalisht seancën plenare.

Pjesë nga debati

Balluku: Detyra e një opozitë duhet  një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.

Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!

Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme

Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.

Balluku:  Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.

Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!/ Zoom.al

Postime të lidhura