zoom

Aktualitet

Debati me të dashurin e çoi drejt vetëvrasjes?! Efektivja qëlloi veten me armë, çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Tiranën ku një efektive policie dyshohet se ka vrarë veten brenda banesës ku jetonte me qira.

Dyshohet se debati me të dashurin e çoi  21-vjeçaren Aldorjana Loshi drejt vetëvrasjes. E reja qëlloi veten me armën e shërbimit.

Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e punonjës së policisë, i cili është marrë në pyetje.

Sipas burimeve, efektivja e policisë ishte vetëm në shtëpi në momentin që ka kryer aktin ekstrem.

Trupin e saj të pajetë e gjetën familjarët e saj, që më pas njoftuan autoritetet.

Dera e dhomës së saj u hap nga forcat zjarrfikëse, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur pse 21-vjeçarja që punonte në komisariatin nr. 5 në Tiranë u vetëvra.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A.L, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″

Aldorjana Loshi mbante pozicionin e efektives së patrullës në komisariatin numër 5 në kryeqytet. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem në punë.