zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë, efektivja e policisë vret veten me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet.

Një efektive policie, që punonte në komisariatin nr. 5, i dha fund jetës së saj, duke qëlluar veten me armën e shërbimit.

Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.