zoom

Aktualitet

Pse i fshiu mesazhet i dashuri i polices që u vetëvra? Zbardhet dëshmia. Kishin 3 muaj të lidhur

Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e efektives së policisë, Aldorjana Loshi.

21-vjeçarja i dha fund jetës me armën e shërbimit pasditen e të premtes në banesën e saj, pas një debati me të dashurin e saj, Endri Nika, 28 vjeç.

Ky i fundit u vu në pranga nga policia gjatë orëve të natës sepse akuzohet se ka penguar zbulimin e të vërtetës.

28-vjeçari ka fshirë mesazhet në telefon me Aldorjana Loshin, pasi e ka parë të pajetë në banesë, dhe më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Para grupit hetimor, ai ka shpjeguar se mesazhit i ka fshirë nga paniku dhe se nuk donte që lidhja e tyre të zbulohej.

Endri Nika dhe Aldorjana Loshi kishin vetëm tre muaj që ishin të lidhur bashkë.