zoom

Aktualitet

Akuzohet se fshiu SMS nga telefoni i të dashurës police që u vetëvra, Gjykata liron të riun (Emri)

Gjykata e Tiranës lehtësoi masën e sigurisë dhe ka caktuar sot “arrest në shtëpi” për të dyshuarin e ndaluar në fundjavë, Endri Nika, i dashuri i polices së Patrullës së Komisariatit Kamëz, që vrau veten me armën e shërbimit.

Nika është i dyshuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit, teksa Prokuroria e akuzon se ka ndërhyrë pas ngjarjes, duke dyshuar se ai ka nxitur të dashurën police, Aldorjana Loshi, që të kryente flijimin.

Një mesazh i fshirë nga telefoni i efektives pas tragjedisë, teksa Nika kishte shkuar në banesë, e çoi atë pas hekurave. I riu tha se kishte vepruar nga paniku dhe se me 21-vjeçaren kishin krijuar lidhje prej 3 muajsh. Çifti dyshohet se ka pasur grindje të forta. Në mesazhin e fundit, viktima i shkruante se “derën e shtëpisë do e gjente të hapur” dhe “Zoti të rujt”.

I riu u arrestua pasi rezultoi se kishte fshirë SMS-të në celularin e të dashurës së tij Aldorjana Loshi. Policja u gjet e vetëvrarë në banesën e saj me qira, teksa kishte qëlluar veten me plumb pistolete, në gjendje të dyshuar depresive. Hetimet vijojnë ende nga policia dhe prokuroria, nëse ka shkaqe dhe faktorë të tjerë, përveç depresionit të momentit dhe grindjeve me të dashurin. /ZOOM.AL/