zoom

Lajme

Debate në mbledhjen e Rithemelimit, Bardhi zgjidhet si përfaqësues te Konferenca e Kryetarëve

U mbajt këtë të martë mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit.

Grupi Parlamentar i PD-së së Rithemelimit ka vendosur të autorizojë Gazment Bardhin si përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve.

Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit u mbajt me debate e tensione mes debutetëve, që ndanë mendime të ndryshme në lidhje me strategjinë opozitare dhe për mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha nga burgosja politike. Mes tyre që debatuan ishin deputetët Bledion nallbati dhe Tritan Shehu.

Deputeti Tritan Shehu ka folur edhe për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

“Kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese, sepse gjendja e situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishë. Forma e vijimit të aksionit mund të shikohet.

Mos mendojmë se nëse marrim dy komisione marrim suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS dhe Ramën, por me përkrahjen e elektoratit tonë, sic u pa në protestë. Duhet të koncentrojmë aksionin politik në atë që është më e rëndësishme, izolimin politik të Berishës. Ta bëjmë para ndërkombëtarëve apo kudo mundemi.

Beteja jonë duhet të jetë për të kundërshtuar burgosjen e Berishës. Mos fshihemi pas gishtit”, tha ai.

Pritet që tani në mbledhjen e kryetarëve të negociohen edhe pikat përkatëse të opozitës në Kuvend. /ZOOM.AL/