zoom

Sport

De Rossi nuk humbet kohë, nis stërvitjen me Romën direkt pas prezantimit

De Rossi nuk humbet kohë, nis stërvitjen me Romën direkt pas prezantimit

Roma nis një rrugë të re. Daniele De Rossi zëvendësoi Mourinhon në stolin e skuadrës së Serie A, me portugezin që u largua për shkak të rezultateve të dobëta.

De Rossi, edhe pse u zyrtarizua vetëm sot, ai nuk ka humbur kohë por ka mbledhur ekipin për seancën e parë stërvitore në Trigoria, në përgatitje për ndeshjen ndaj Veronës.

Klubi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shkruan: “Seanca e parë stërvitore nën drejtimin e Daniele De Rossi sapo ka filluar”. Debutimi i De Rossit në pankinën e Romës do të vijë ndaj Veronës, në sfidën e kampionatit, të datës 20 janar. /ZOOM.AL/