zoom

Sport

De Bruyne stërvitet për gjysmëfinalen ndaj Urawa, në Belgjikë i grabisin shtëpinë!

Kevin De Bryjne i ka dhënë Mançester Sitit një lajm shumë të mirë, ndërsa dje u stërvit me grupin në Xhedah, përpara gjysmëfinales së Botërorit të Klubeve kundër Uravës.

Mesfushori belg, i cili këtë fundjavë mori edhe lajmin e keq se i kishin vjedhur shtëpinë në Belgjikë, ka munguar për katër muaj për shkak të një tërheqjeje muskulore në muskujt e pasmë të kofshës.

Fatmirësisht, në momentin që grabitësit i thyen shtëpinë nuk ndodhej askush atje, me gruan Mishel dhe tre fëmijët e tyre.

Mbrëmjen e djeshme belgu mori pjesë në stërvitje në kompleksin “King Abdullah Sports City”, pavarësisht se ndeshja e sotme ka të ngjarë që të vijë shumë shpejt për të. Por nën urdhrat e Gurdiolës munguan Zheremi Doku dhe Erling Haland, të cilët nuk do të jenë në dispozicion as për ndeshjen e sotme. /ZOOM.AL/