zoom

Blog

Çudi në Luksemburg/ Prifti mbledh besimtarët dhe zhvillon meshën në një pub

Një prift në Luksemburg u detyrua të mbante meshën e përjavshme për 250 pjesëtarë të kongregacionit të tij, në një pub irlandez, pasi kisha ishte mbyllur për rinovime.

Vincent dhe Adrienne Clarke, të cilët zotërojnë “The Irish Pub” në Luksemburg, thanë se fillimisht menduan se telefonata e At Michael Cusack ishte një shaka.

Çifti, me origjinë nga Sligo në fakt ishin me pushime kur morën kërkesën e pazakontë.

Sipas çiftit, At Michael kishte dëgjuar se pub-i ishte shumë i madh me shumë vende parkimi dhe duke parë që lokali zakonisht mbyllej të dielën, ai u interesua nëse do ta kishin problem ta ndihmonin për të mbajtur meshën.

“Fillimisht, mendova se duhet të ishte një shaka. I thashë Vincentit, “Nuk do ta besosh, por një prift irlandez sapo telefonoi dhe kërkoi të mbajë meshën në lokalin tonë!”, tregon Adrienne.

Por kur morën vesh se telefonata ishte e vërtetë, çifti nuk hezitoi ta ndihmonte Atin në misionin e tij.

Pasi mori lejen, prifti irlandez Shpëtimtar At Michael vendosi altarin e tij në hapësirën 800 m2, e cila u kthye në Kishën më të pazakontë të momentit.