zoom

Aktualitet

Covid-19/ Ndryshojnë masat për udhëtimet në vendet e BE-së, ja se çfarë duhet të dini

Rastet me Covid-19 në të gjithë botën kanë shënuar ulje, duke bërë që masat kufizuese të hiqen.

Së fundmi, Agjencia për Siguri në Aviacion e Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë detyrimin për mbajtjen e maskave për udhëtarët duke filluara që nga java e ardhshme.

Agjencia njoftoi se ky është hapi i parë për të kthyer udhëtimet në normalitetin që njihej para pandemisë, megjithatë shtoi se do jetë në dorë të kompanive ajrore për të përcaktuar nëse do e lënë në fuqi rregullin.

Kështu, që prej datës 16 maj kompanitë që ofrojnë fluturimet do duhet të vendosin vetë nëse do u kërkojnë klientëve të tyre që të mbajnë maska apo jo.