zoom

Lajme

Çmimi i karburanteve, Këlliçi: Qytetarët të reagojnë më 17 prill

Çmimi i karburanteve, Këlliçi: Qytetarët të reagojnë më 17 prill

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi sot ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve.

Sipas Këlliçit, rritjes së çmimeve i shtohet edhe sjellja e kryeministrit, i cili dje paradite vendosi çmimin e naftës në 218 lekë, ndërsa pasdite u shfaq si “opinionist”, me komente duke fajësuar luftën në Iran.

“Vetëm për masat që duhej të kishte marrë si Kryeministër, nuk tha asnjë fjalë”, theksoi deputeti demokrat.

Ai shtoi se sot, në monologun e tij me mikrofon, kryeministri Rama deklaroi se gjithçka është në rregull, duke shtuar se nuk mund të ulë çmimin, por po monitoron situatën dhe gjithçka po shkon mirë sipas tij.

Këlliçi e konsideron këtë qëndrim të papranueshëm për qytetarët që sipas tij, përballen me karburante dhe ushqime deri 40% më shtrenjta se vendet e rajonit, ndërkohë që kanë të ardhurat më të ulëta në kontinent.

Ai u shpreh se, ndryshe nga vendet e tjera që kanë ndërhyrë me paketa financiare mbështetëse, kryeministri shqiptar ka vetëm fjalë, premtime për të ardhmen dhe tallje mizore.

Këlliçi u shpreh se kësaj sjellje njerëzit duhet t’i japin përgjigjen që meriton.

“Me 17 prill është rasti të bashkohemi sërish në sheshin e protestës!”, tha ai.

Postime të lidhura