zoom

Ekonomi

“Çmimet nuk do ulen para 2025”, paralajmërimi i OECD dhe objektivi i BSH

Objektivi i vendosur nga bankat qendrore europiane për të ulur nivelin e inflacionit nën 3 për qind brenda vitit të ardhshëm, nuk është i arritshëm.

Kështu thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Organizata thotë se bankat qendrore do të duhet që të mbajnë norma të larta interesi të paktën edhe për dy vitet e ardhshme, për të ulur inflacionin në objektivin e vendosur.

Objektiv për të ulur inflacionin nën 3 për qind të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm ka vendosur edhe Banka e Shqipërisë, që pak javë më parë rriti normën e interesit në 3.25 për qind.

Inflacioni në Shqipëri udhëhiqet nga ushqimet, ndërsa në vendet europiane nga energjia dhe ndërtimi.

Politikat shtrënguese të Bankës së Shqipërisë ndikojnë drejtpërdrejt në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset.

Megjithatë, përhapja e gjerë e euros në ekonominë shqiptare kufizon efektet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë vetëm te monedha kombëtare.