zoom

Ekonomi

Çmimet e larta dhe investimet e ulëta, Komisioni Europian: Ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet

Komisioni Europian nuk sheh një panoramë fort optimiste për ekonominë e Shqipërisë për muajt e mbetur të 2023-shit dhe 2024-n.

Sipas parashikimit të vjeshtës, KE, pret një ngadalësim ekonomik të vendit për shkak të çmimeve të larta që do të ulin konsumin, ngrirjen e punësimit dhe investimeve të huaja e të brendshme të pakta.

Raporti thotë se pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024.

Eksportet pritet të kenë po ashtu një të ardhme jo premtuese, përshkak të kursit të këmbimit. Reduktimi i borxhit publik parashikohet të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në vitet e mëparshme.

Në parashikim theksohet se turizmi do të jetë sektori që do të performojë më mirë, nga oferta e lirë e Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe alternativave turistike.

Një situatë më e mirë pritet në 2025-n, kur tregu i punës do të rritet më shpejt, thekson KE. Por në çdo vit, rrezik mbetet ekspozimi i Shqipërisë ndaj zhvillimeve klimatike dhe demografike