zoom

Aktualitet

Çim Peka: Daniel Shima është borxhli ndaj meje. I shpëtova jetën!

Çim Peka: Daniel Shima është borxhli ndaj meje. I shpëtova jetën!

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Çim Peka shprehet se Daniel Shima është “borxhli” me të, pasi i ka shpëtuar jetën.

Sipas Pekës, intervista me Arben Ahmetajn, ku ky i fundit përmendi edhe Shimën që atëherë ishte zv.drejtor tek AKSHI, i kurseu jetën, referuar deklaratës së Ahmetajt se Shima ishte kërcënuar.

Postimi i Pekës:

Nje gje eshte e sigurte:

Pa denoncimin e Arben Ahmetaj para nje viti tek une, Daniel Shima nuk do ishte pajtuar me bashkejetuesen. Do ishte akoma ne “plazh” ne Jug ose ushqim per peshkaqenet.

Prandaj Daniel, me pertneren u pajtove fale Benit e mos censurimit nga une. Na e ke nje borxh si TV, nje rrefim si u ndjeve larg partneres per 10 ore? A ja ndjeve mungesen? A doje te ktheheshe me heret? Pse nuk i more prinderit gjate ketyre 10 oreve ti qetesosh? Klientet e partneres si avokate a ndikuan sadopak ne sheshimin e mosmarreveshjeve me partneren qe te riktheheshe nga “Plazhi”? Ke plot per te rrefyer. Po te duash edhe ndonje tregim per Linden, baxhanakun, tekefonaten kercenuese me Ramen para nje viti. Ka plot, mjafton te kesh sheshuar konfliktet ne shtepi!

Ps: Une me dt 1 Shtator rikthehem. Une pres, nuk merzitem. Vit pentitosh do jete. Forca Daniel, mos i beso shume kolegeve te SPAK!

Çfarë ndodhi?

Të mërkurën, më 20 gusht 2025, familjarët e Daniel Shimës – ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) – raportuan në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë se kishin humbur kontaktet me të rreth orës 17:00. Ai u kishte dërguar familjarëve një mesazh, ku shkruante se “po e arrestonin” dhe pas kësaj u zhduk.

Kamerat e sigurisë kapën Shimën duke hipur në makinën e tij në zonën e Qytetit Studenti dhe më pas duke u larguar drejt tunelit të rrugës Tiranë–Elbasan. Rreth dhjetë orë më vonë, Daniel Shima u kthye në shtëpi dhe tha se ishte larguar me dëshirën e vet për shkak të një konflikti me partneren – por nuk qartësoi as vendndodhjen gjatë atyre orëve, as kontaktet e mundshme dhe as pse shkroi se po e arrestonin.

Më herët, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kishte deklaruar korrikun e vitit 2024 se Daniel Shima ishte kërcënuar nga vetë kryeministri Rama që të mbyllte gojën./ Zoom.al








Postime të lidhura